Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Protestojmë kundër “Ballkanit të Hapur”, projekt që synon veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon


Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë në protestën e sotme, ku është shprehur kundër nismës për “Ballkanin e Hapur”.

Sipas tij, ku projekt ka si synim vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

“Të dashur qytetarë shqiptarë. Demokrate dhe demokratë, në këtë bulevard, në shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet më vëllazërore në këtë protestë në të cilën, ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtjen e interesave jetike të kombit shqiptar, të shpqërisë shqiptare.

Në jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale, Beograd-Tiranë-Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalëve të tij, Rama e Zaev.

Në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi qenë jemi dhe mbetemi për një bashkëpunim të sinqertë dhe frytshëm rajonal.

Por kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit përveç Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan e Europë, ka qenë ideja e hegjemonisë serbe në rajonin tonë.

Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartat e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Në fillimin e tij ky projekt vuri për maskë minishengenin. Më vonë projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin, apo propagandistin e Shoqërisë së Hapur i cili nuk nguroi të promovonte ndarjen e Kosovës mbi bazën e linjave etnike të pastra. Miqtë e mi, sot ne protestojmëq si shqiptarë në këtë shesh sepse Miniballkani I Hapur është prjoekti me të cilin Vuçiç dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj.”- deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij.