Vendosni fjalën kyçe....

Katër persona humbin jetën nga Covid-19 në Kosovë, shënohen 56 raste të reja


Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 56 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit duke iu referuar Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”– bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.

Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Ndërkohë sot janë shëruar 281 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 154.881.