Vendosni fjalën kyçe....

Makina në Durrës merr para çiklistin, këmbësorin, motorin dhe një makinë të parkuar


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit të Durrësit. Një automjet, duke udhëtuar me shpejtësi, ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës dhe ka përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti ka aksidentuar një ciklist dhe një këmbësor, ndërsa më pas është përplasur një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas edhe me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për në spital për trajtim të tyre, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime serioze.