Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Jemin Gjanës në Këshillin Kombëtar: Kemi lëshuar terren, duhet të shkojmë në bazë


Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana, ka mbështetur rezolutën që pritet të miratohet në mbjedhjen e sotme.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ka 30 vite në parti dhe nuk është me asnjë në veçanti por me institucionet ligjore të PD-së.

Po kështu Gjana ka thënë se askush nuk do përjashtohet nga partia, pavarësisht nëse kanë qenë ditën e djeshme në ‘Air Albania’.

Ai vërejti se PD-ja ka lëshuar terrenin në bazë dhe duhet të kthehet menjëherë në terren ku duhet të bëjë debatin me anëtarët e simpatizantët.

“Jam sot se jam votuar për të qenë në një institucion legal të PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjese për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj në Kuvendin e parë të PD që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në kryesi u kam thënë kolegëve që asnjëherë, që nga dita e parë dhe deri sot nuk jam as në partinë e Berishes, as Selamit, as Shehut, as Bashës. Jam në PD. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD. Nuk po përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium. Se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29 siç kemi bërë në 97. Ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua te them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dalë në vitin 1997 me automatik. Kishim probleme me tanët, me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe ne nuk duhet t’i lëshojmë njerëzit. Trupa e PD duhet të shtrihet në terren. Atje duhet ta bëjmë debatin.” – ka thënë Gjana.