
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO është zhvilluar seanca e parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca vjen pasi çështja është ndarë, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në të njëjtën dosje.
Në proces është paraqitur edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, ndërsa në sallë ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve procedurale të palëve, ndërsa Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025.