Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Këshillin Kombëtar: Vendimi i Berishës antistatutor, i paligjshëm e përçarës, e vetmja rrugë përpara është shmangia e retorikave përçarëse


Kreu i PD-së, Basha, ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, se vendimi i marrë dje nga ish-kryeministri Berisha është i paligjshëm, antistatutor e përçarës. Po kështu ai tha se e vetmja mundësi që PD të ecë para është të mos vijojnë më retorikat përçarëse.

“Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara.” – mësohet të ketë thënë Basha, raporton BW.

Basha e thirri mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar pas tubimit në stadiumi ‘Air Albania’ të një pjese delegatësh të PD-së, në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Në përfundim të tij, ata shkarkuan kreun e PD-së Basha si dhe kryesinë e partisë duke ngritur një grup të përkohshëm drejtimi me 29 anëtarë. Po kështu ata pretendojnë se çdo vendim i marrë nga Basha e kryesia në vijim nuk ka asnjë vlerë.