Vendosni fjalën kyçe....

Basha për lëvizjen e Berishës: Dje u themelua organizata e parë antiamerikane pas asaj të Enver Hoxhës


Kreu i PD-së, Basha, e ka cilësuar oraganizatën e parë antiamerikane në 30 vite pas Partisë Komuniste, rezultatin e punimeve të Kuvendit të thirrur nga Berisha.

Në një pjesë të rezolutës që pritet të miratohet, dënohet lëvizja e djeshme, afirmohet Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit, mbështetet kryetari, kryesia dhe grupi parlamentar i PD-së.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës. Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme; afirmon 18 dhjetorin; mbështet kryetarin; kryesinë; Grupin Parlamentar.” – tha Basha.