Vendosni fjalën kyçe....

Nis votimi i fshehtë për shkarkimin nga funksionet të anëtarëve të kryesisë që iu bashkuan Berishës


Këshilli Kombëtar i PD-së ka vendosur votimin e fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë. Në njoftim thuhet se ata kanë organizuar struktura paralele.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm Bardhi tha se sot nuk do merret vendim për përjashtim po për shkarkim nga funksionet.

Në listë për t’u shkarkuar janë kreu i Këshillit Kombetar Paloka, anëtarët e kryesisë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi e Oerd Bylybashi si dhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi e Ledina Mandia

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi. Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç një trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istituvioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, për të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet të personave në fjalë.”

Është një pyetje në fletën e votimit.

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia