Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e SHBA-së: Dje rithemeluam PD-në sipas vlerave konservatore


Ka nisur Foltorja e ish-kryeministrit Berisha me shqiptarët e Floridas në SHBA.

Në fjalën e tij ai tha se ditën e djeshme ka pasur një përpjekje të suksesshme për rithemelimin e PD-së sipas vlerave konservatore.

Ai theksoi se shpallja e tij non grata kishte ardhur pas lobimit të miliarderit Xhorxh Soros e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ne dje patëm Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD, Kuvendi më i jashtëzakonshëm që është mbajtur ndonjëherë në historinë pluraliste të vendit, ndoshta edhe në historinë e pluralizimit të vendeve të tjera. Sepse ky ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD, mbasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin. Kjo sepse e dinte që Kuvendi do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD. Për shkelmimin që iu kishin bërë forumeve të PD. Parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike. Për zhvendosjen e kësaj force nga konservatore në një parti të majtë tërësisht, e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore. Rithemeluam PD-në me vlerat më të mira konservatore, aleate të forcave simotra në SHBA, Partisë Repbulikane por edhe partive të tjera në Europë. Edi Rama me ndihmën e Xhorxh Soros ideuan dhe bënë reformën në drejtësi. Ai grumbulloi një grup ekspertësh të lidhur me Soros. Po cilat janë rezultatet e kësaj reforme, një katastrofë totale. Vëllezër, motra, të afërm të ish-krerëve të diktaturës. Ata e aplikuan vetingun nga sipër poshtë, ndërsa ne ishim për vetingun nga poshtë sipër. E kapën dhe e shkatërruan drejtësinë.” – tha Berisha.