Vendosni fjalën kyçe....

Jo dhe jo


Nga Anila Hoxha

Nuk mund të vazhdohet kështu. Në mëshirë të shiut , jetë, pasuri e familje që në palcë të dimrit përmbyten. Ushtarë që fotografohen duke hedhur aty këtu lopata me dhe, duke ndihmuar burra dhe gra të dëshpëruar që lënë shtëpitë nën ujë. Ministresha e ministra që thonë genjeshtra publike.

Jo, nuk është thjesht një tekë e Vjosës që del nga shtrati.

Nuk është se kështu ndodh dhe në botë me permbytjet, zjarret, tërmetet, dëborën apo çdo fatkeqësi tjetër natyrore

Në Shqiperi është shkatërruar “argjinatura” kryesore e reagimit ndaj emergjencave.

Agjencia që mban peshën kryesore e që duhet të koordinoje institucionet sa andej këtej, nuk ka mjete dhe strukturë. Buxheti është një fantazmë që fantazojmë që është, por s’dimë sa është dhe ku përdoret! Ndaj shfrytëzohet ushtria!!

Vidhet duke ndihmuar me gjasme!

Ka vetëm një drejtor e njerëz që egzistojnë virtualisht. Dhe prapë tek buxheti për emergjencat, që dhe nëse është, kalohet si shami xhepi, sa andej këtej duke u futur madje edhe zë për Forcat e Armatosura!

Njësoj si për zjarret këtë verë që u katandisëm me shkopinj e gurë ne 2021.

Faqja e zezë, njëlloj cdo verë e çdo dimër.

Fjalë fjalë fjalë.. !