Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Nga ardhja e Zelensky-t te deklaratat e konferenca për shtyp (Pikat kyçe)


Ka përfunduar pas dy orësh samiti i mbajtur në me titull  “Ukrainë – Europa Juglindore”  ku i ftuari kryesor ishte presidenti i vetë Ukrainës Volodymir Zelensky.

Organizimit iu bashkuan  shumë liderë europianë, por dhe të rajonit. 

Si fillim Zelensky u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Rama, ku pas takimit “kokë më kokë”, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski  firmosën Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Më pas dy krerët e dy shteteve u vendosën pranë Pallatit të Kongreseve nga ky aty u morën me mikpritjen e krerëve të shteteve të tjera të cilët ishin të ftuar.

Pjesë e samitit ishte presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërkohë, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani. E pranishme ishte edhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Jakov Milatović i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në nisje të tij, Samit u bashkëdrejtua nga Rama e Zelensky, ndërsa ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukraine t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore. 

I pranishëm ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheyli, i cili do të drejtojë edhe samitin e 29 shkurtit po në Tiranë ku do të diskutojë me liderët e Ballkanit Perëndimor për fondin e rritjes ekonomike që Brukseli ka vendosur në dispozicion të rajonit tonë për një sërë projektesh.

Ndërkohë në hapje të samitit kryeministri Rama foli për një të ardhme të përbashkët, ku fokusi është te paqja.

 

Samiti për Ukrainën, Rama: Putin nuk ia ka dalë, Ukraina sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë

“Jemi thellësisht të nderuar që Zlensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo shtë një luftë që as Ukraina e as bashkëshia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Parnia juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama bëri thirrje që vendet aleate të mobilizojnë kapacitete për të mos e lënë Rusinë të fitojë, pasi sips tij ky do ishte një rezultat i papërballueshëm.

“Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrahë Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global”, u shpreh Rama.

Ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalën e tij u shpreh se Ukraina mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. 

'Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm', Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

“Faleminderit që keni organizuar këtë samit. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë. Kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikëpritjen tuaj dhe mundësinë për të diskutuar së bashku për të forcuar vendet tona, rajonin dhe Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjek Europa në breza të ardhshëm.

Tani Putini dëshiron të detyrojë kombet e tjera të bëjnë ashtu siç do ai, diktatet e vjetra të vendosin se çfarë bëjnë kombet e tjera. Prandaj është e rëndësishme për ne që Putini të humbasë. Parimi ynë bazohet tek dinjiteti. Nuk mund të ketë Europë me dinjitete të ndryshme.

Së pari mendojmë që çdo shtet dhe komb në Europë që i ruan parimet meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet integrimin tuaj në BE dhe jemi mirënjohës për integrimin tonë. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komunitetit europian dhe euroatlantik. I jam mirënjohës të gjithë mbështetësve. 

Çdo aspekt i luftës ruse mund të zgjidhet me anë të pikave që janë përcaktuar në këtë formulë. Çdo shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqeje. Ne duam që e drejta ndërkombëtare në procese vërtetë shumëpalëshe dhe barazia e kombeve. 

Ju ftoj të gjithë të merrni në samitin e parë global të paqes që do mbahet në Zvicër. Së dyti gjatë kësaj lufte kemi bërë të mundur që mund ti bëjmë ballë një armiku të tillë. Të gërshetojmë përpjekjet tona.

Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit”, u shpreh Zelenksy.

Zhvillimet në samitin e sotem të zhvilluar në Tiranë morën jehonë edhe nga mediat e huaja.

Ishte agjencia ‘Reuters’ e para ndër mediat ndërkombëtare që listoi në lajmet e faqes së parë mbërritjen e Presidentit Volodymyr Zelensky në kryeqytetin shqiptar.

‘Do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre, shkroi Reuters duke ndalur tek postimi i presidentit ukrainas në rrejtin ‘X’, dhe faktin se samitin e Tiranës merr pjesë edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një vend aleat i Moskës dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe as e njeh pavarsinë e Ukrainës. ‘Zelensky do të kërkojë mbështetje dhe armë në konferencën e sigurisë në Shqipëri,’, shkruan France24.

Zelensky fluturon në Shqipëri për konferencën e sigurisë në Ballkan, në vizitën e parë në vend që nga pushtimi i Rusisë. Ai do të flasë në një samit të sigurisë në Ballkan. Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në 2022’, specifikon në informacionin që përcjell Daily Mail.

‘Zelensky bashkëpret samitin në Shqipëri duke kërkuar më shumë mbështetje për luftën nga Evropa Juglindore’, shkruan Associated Press. “Si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet e fundit, Shqipëria iu bashkua SHBA-së në inicimin e rezolutave kundër pushtimit rus,” -thuhet në artikullin e AP.

Në këto artikuj theksohet mbështetja që i ka dhënë Shqipëria Kievit si një vend i NATO-s duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe kanë dërguar municione në Ukrainë. ‘The Guardian’, ‘Ansa’, ‘ La Repubblica’ dhe medie të tjera të huaja i kanë kushtuar vëmendje samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

Mediat ukrainase si “The Kyiv Indenepend’ ka përcjellë minutë pas minute zhvillimet në Tiranë, po ashtu edhe Nexta TV, e cila ka përmbledhur edhe këtë video të përgatitjeve me detaje të pritjes së samitit dhe presidentit Zelensky.

Ndërkohë pas përfundimit të samitit presidenti Zelensky dhe kryeministri Rama mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për mediat me një përmbledhje të pikave kryesore që u folën edhe në samit.

Rama deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar Ukrainë me gjithçka që ka nevojë.

Ai ka shtuar se është shqetësues që ndihma ndonjëherë ngec sepse Ukraina kthehet në një çështje të politikës së brendshme të vendeve, apo për shkaqe burokratike.

“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. 

Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme.”, tha Rama.

Nga ana tjetër presidenti Zelenksy përveç falenderimeve  Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.

“Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur.

Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e ballkianit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. 

Rusia do të destabilizojë më tej  nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e Ballkanit janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky.

Samiti në Tiranë vjen dy vite pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Luftë në të cilën ukraina ka kërkuar më shumë municione, për këtë arsye vendet e BE-së dhe SHBA janë zotuar ta ndihmojnë.