Vendosni fjalën kyçe....

Bora izolon dhjetëra fshatra në Dibër, banorët thirrje për lirimin e rrugëve


Dhjetë fshatra janë izoluar në Gollobordë, Dibër për shkak të reshjeve të dendura të borës. Ata kanë bërë thirrje për zhbllokimin e rrugës që prej ditës së djeshme.

Reshjet e dendura të shiut e borës që kanë nisur që prej ditësh se pardjeshme kanë shkaktuar jo pak probleme për sa i përket qarkullimit në disa zona, mungesë të energjisë elektrike e përmbytje tokash.

Rrugët e bllokuara në zonën e Gollobordës kanë bërë pengimin e qarkullimit nga Librazhdi drejt Bulqizës e Dibrës ndërsa problem është edhe qarkullimi në aksin Steblevë-Klenjë-Shupenzë.