Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për thirrjen e Këshillit Kombëtar nga Basha: I shkarkuar mashtron publikisht, s’kanë shkuar 1/3-ta e anëtarëve


Ish-kryemininistri Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së nga ana e Bashës.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Floridas në SHBA, Berisha tha se Basha edhe pse i shkarkuar ka thirrur Këshillin Kombëtar ku nuk janë paraqitur as 1/3-ta e anëtarëve dhe se e ka mbushur sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht.

“Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, parim ligj, përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Sot, ai i shkarkuar komplet, thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqiten as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës apo individë të tjerë duke mashtruar publikisht, por pavarësisht këtyre, ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi diktaturën do të çmontojë narko-shtetin shqiptar.” – tha ndër të tjera Berisha.