Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së: COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se COVID-19 është një paralajmërues i emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen, si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.

“Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur.”– shtoi Tedros, citon Anadolu Agency.

Fjalimi i shefit të OBSH-së vjen në një kohë kur bota ka tejkaluar 29 milion raste me koronavirusi, mes të vilave 924,953 vdekje dhe gati 19.7 milion të shëruar. Kjo sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins të SHBA.

OBSH po ashtu raportoi një rritje rekord një-ditore të infeksione, me rreth 308 mijë raste të reja të koronavirusit.

GPMB është një organ i pavarur monitorimi dhe llogaridhënie për të siguruar gatishmëri për krizat globale shëndetësore.

Tedros tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

“Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar”, tha Tedros.
Por shumë nga vendet që ia dolën mirë ishin ato që mësuan nga shpërthimet e mëparshme të viruseve, të tilla si SARS, MERS, H1N1 dhe Ebola.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka”, tha shefi i OBSH-së. Ai shtoi se nuk e dimë cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por bota duhet të jetë e përgatitur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *