Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është rasti juaj” – Bebe Rexha thirrje shqiptarëve të diasporës që të ndihmojnë


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë thirrje nga fshati Bizë i Ishmit, që të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit të ndihmojnë bashkëatdhetarët e tyre që të ndërtojnë shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti dhe të nisin një jetë të re.

Pas vizitës së fshatit Bubq në Thumanë, këngëtarja e njohur që jeton në SHBA vizitoi fshatin Bizë së bashku me presidentin e vendit, Meta. Ajo tha se do nisej me ndërtimin e dy shtëpive të para duke shpresuar për më shumë.

‘Ky është shansi juaj të dashur shqiptarë që jetoni e punoni nëpër botë. Dhuroni për shqiptarët tuaj që të ndërtojnë jetën e tyre, të ndërtojn banesat. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam mundësinë të nidhmoj. Kjo është një fatkeqësi, por ne jemi të fortë. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin mesa kemi mundësi për të kapërcyer situatën e vështirë.’ – tha ndër të tjera artistja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *