Vendosni fjalën kyçe....

Balili përshëndetet me familjarët para dorëzimit (VIDEO)


Është publikuar çasti kur Klement Balili, përshëndetet me familjarët dhe miqtë e tij para dorëzimit në polici.

Në videon e publikuar nga “ReportTV”, duket Balili që përqafohet dhe takohet me të afërmit para së të hipë në një makinë fuoristradë tip “Mercedes-Benz” për të vajtur te vendi i dorëzimit.

Balili u dorëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00.

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, Balili kishte pasur 3 kushte për t’u dorëzuar: Mosekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *