Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i katërt brenda ditës në Korçë, motori del nga rruga, plagoset shoferi


Një aksident tjetër raportohet sot në Korçë, pasi një motor ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.

Policia thotë se ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotme në Korçë dhe të gjitha si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

KORÇË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital.

Ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotme në Korçë dhe të gjitha si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.