Vendosni fjalën kyçe....

Pala greke vetëm me dy sportele, radhë të gjata në Kakavijë


Radhë të shumta automjetesh janë krijuar ditën e sokëtë të shtunë në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas gazetës Panorama, kjo ka ndodhur pasi pala greke po punon vetëm me dy sportele në dalje dhe në hyrje. Ndërkohë që pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.

Në pjesën greke radhët e mjeteve që presin të hyjnë në vendin tonë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Ky fluks ardhjesh nga Greqia përkon me pikun e sezonit turistik veror, kur emigrantët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet e takuar familjarët.