Një automjet është përfshirë nga flakës pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se automjeti ishte në lëvizje në momentin kur shpërtheu në flakë.
“Më datë 08.12.2021, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit ‘Panaja’, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.