Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi u kyç dyert gazetarëve


Kuvendi nuk do lejojë asnjë gazetar dhe asnjë kameraman në seancën plenare të parashikuar për ditën e nesërme.

Njoftimi është bëtë nga zyra e kreut të Kuvendit, Ruçi, që thekson se seanca do nisë në orën 10 të mëngjesit ndërsa bëhet me dije se kamerat nuk do lejohen të qëndrojnë as në oborr ndërsa gazetarët nuk do lejohen në sallë.

Për seancën e nesërme janë parashikuar ndër të tjera dy interpelanca me ministren Shahini e ministrin në detyrë, Cakaj, një shtesë në aktin normativ për marrjen e masave të veçanta gjatë periudhës së Covid-19 si dhe dekreti i Metës për Gjykatën Kushtetuese dhe Vettingun në polici.

Në njoftim nuk tregohen arsyet e një mase të tillë që përjashton mediat nga seanca plenare

Noftimi

“Të nderuar kolegë, ju njoftoj se seanca plenare do të zhvillohet ditën e enjte, (nesër) datë 23 korrik, ora 10.00. (Urdhër nr. 39, datë 21.07.2020, i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së datës 16 korrik: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Kamera nuk do të ketë, as në oborr, as gazetarët në sallë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *