Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: Do jem në të dy Kuvendet por nuk mbështes as Berishën as Bashën


Ish-kandidati për Kreun e PD-së Fatbardh Kadilli në një intervistë për emisionin “Frontline” deklaroi se do marrë pjesë në të dyja Kuvendet e PD-së.

Ai theksoi se do shkojë atje për demokratët dhe se nuk mbështet as Berishën dhe as Bashën në këtë përplasje.

Unë do të jem në të dy Kuvendet, sepse nuk i ndaj dot demokratët, në të Berishës dhe të Bashës. Për shumëkënd mund të duket si i pakuptimtë. Nuk e di. Nuk jam organizatori i asnjërit. S’jam aty për të numëruar delegatët, e për të mbështetur liderët që i kanë thërritur. Unë do shkoj atje për demokratët”-tha Kadilli.

I pyetur se kë Kuvend mbështet Kadilli u përgjigj: “Asnjërin. Unë e kisha në propozimet e mia kur isha kandidat, që nëse humb zgjedhjet të largohen. Duhet të ketë një limit provash. Nuk është Basha njeriu që ka privilegjin që i ka gjithnjë provat. Kjo është luftë e hapur për pushtetin e opozitës. Kjo na bie në moralin politik. Basha akuzon Berishën dhe Berisha Bashën, ndërkohë ata kanë qenë bashkë”.