Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku norvegjez dënohet me 21 vite burg për përdhunim dhe abuzim seksual të dhjetëra pacienteve


Një gjykatë në Norvegji ka dënuar me 21 vite burg mjekun Arne Bye, pasi u shpall fajtor për 70 raste përdhunimi dhe sulmi seksual ndaj pacienteve, si dhe 82 raste abuzimi me pozitën e tij si mjek, përcjell BBC. Shumica e akteve ndodhën gjatë ekzaminimeve mjekësore në qytetin Frosta, ku Bye punonte si mjek.

Hetimet nisën në vitin 2022, kur autoritetet zbuluan se ai kishte instaluar kamera të fshehta në zyrë dhe kishin dokumentuar aktet përmes qindra orëve filmime. Viktimat ishin gra të moshave nga 14 deri në 67 vjeç.

Gjykata e përshkroi rastin si shumë serioz, duke theksuar se Bye ka shkelur besimin e publikut ndaj mjekësisë. Ai u ndalua gjithashtu përjetësisht nga ushtrimi i profesionit dhe u urdhërua të paguajë dëmshpërblim.