Vendosni fjalën kyçe....

Papa Francesku humb ekuilibrin nga era e fortë dhe rrëzohet në shkallët e avionit (VIDEO)


Erërat e forta që po frynin sot në zonën e aeroportit “Eleftherios Venizelos”, kanë bërë që Papa Françesku të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet, teksa po hipte në avion për t’u larguar nga Greqia.

Për fat të mirë ai duket se nuk u lëndua, pasi u ngrit përsëri në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit.

Një skenë e ngjashme, ka ndodhur edhen shtatorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ku Papa humbi ekuilibrin.