Vendosni fjalën kyçe....

Trump bën deklaratën e fortë: Pentagoni do luftëra pa mbarim që të kënaqë kompanitë e armëve


Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar drejtuesit e ushtrisë amerikane, duke i akuzuar ata se kërkojnë zhvillimin e luftërave për të rritur fitimet e kompanive të prodhimit të bombave apo mjeteve të tjera të luftës.

Një e vërtetë që ka goditur Pentagonin, pasi është e rrallë të shohësh një president të SHBA-ve që e pranon këtë.

“Unë nuk jam duke thënë se ushtria është e dashuruar me mua – ushtarët janë. Drejtuesit më të lartë në Pentagon ndoshta nuk janë, sepse ata nuk duan të bëjnë asgjë tjetër përveç luftës në mënyrë që të gjitha ato kompani të mrekullueshme që prodhojnë bomba, aeroplanë dhe gjithçka tjetër të mbeten të lumtura. Por ne po largohemi nga luftërat pa mbarim, ju e dini ç’po bëjmë”– u tha Trump gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e Trump-it nuk janë fare pa vend, pasi për shembull mes viteve 2008 dhe 2018, të paktën 380 zyrtarë të rangut të lartë të Pentagonit u punësuan nga kontraktorët kryesorë të mbrojtjes pasi lanë detyrën publike. Mes tyre 25 gjeneralë, 9 admiralë, 43 zv.gjeneralë dhe 23 nën admiralë. Dhe me siguri ata s’i kanë marrë këto punë vetëm pse duken mirë në uniformë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *