Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë ish-senatori amerikan Bob Dole


Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare , njoftoi familja e tij.

“Senatori Robert Joseph Dole vdiq në gjumë, mëngjesin e sotëm”.

Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, tha familja e tij përmes një deklarate.

Në muajin shkurt të këtij viti, senatori Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Kam disa vështirësi përpara, por gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”- ka thënë atëbotë Dole.

Ai ka shërbyer si udhëheqës i shumicës në Senat dhe ka qenë kandidat i Partisë Republikane për president të SHBA-së në vitin 1996.

Në vitin 1990, Dole udhëhoqi një delegacion të SHBA-së në Kosovë.

Në gusht të vitit 2020, në Prishtinë është vendosur busti i tij.

Në atë kohë, përmes një video-mesazhi, Dole ka shprehur mirënjohjen për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë“-ka thënë Dole.