Vendosni fjalën kyçe....

Spahia publikon njoftimin me email: Spitali do shembet, pezullohet shërbimi mjekësor në Kurbin


Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, ka publikuar një email ku thuhet se është pezulluar dhënia e shërbimit mjekësor në Kurbin, për shkak të shembjes së godinës së spitalit. Kjo deri në marrjen me qira të një godine të re.

“JA SI KJO QEVERI I LË QYTETARËT PA SHËRBIM SHËNDETËSOR!

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!

Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!

Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me ‘duke parë e duke bërë’, pa pikë vëmendjeje se çfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Është një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!

Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!”– shkruan Spahia.

Ish-deputeti demokrat shprehet se “Shqipëria meriton më shumë” dhe se tanimë është koha për një qeveri që u shërben qytetarëve.

 “Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen. #25prill”- thotë Spahia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *