Vendosni fjalën kyçe....

Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, bllokohet për disa orë qarkullimi


Mëngjesin e kësaj të diele është vështirësuar qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj.

Mësohet se një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve që prej orës 5 të mëngjesit.

Masivi shkëmbor në rrugë krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.

News 24 raporton se në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një fadromë po punon për heqjen e gurëve.

Ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik në ditët me shi gjatë periudhës së dimrit për shkak të rënies së gurëve.