Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Partia e Lirisë mbështetje të palëkundur për Arjan Hoxhën në Kamzë


Ilir Meta zhvilloi një takim në Kamzë me drejtuesit e Partisë së Lirisë në përgatitje të strukturave për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta iu drejtua të pranishmëve që të mbështesin fuqishëm kandidatin e dalë nga Primaret e Partisë Demokratike, Arjan Hoxha i cili do jetë i përbashkët me Partinë e Lirinë.

“Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të Partisë të Lirisë në Bashkinë e Kamzës.

Bashkia e Kamzës në 14 Maj u rikthehet qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre.

Partia e Lirisë dhe unë personalisht jemi të përkushtuar t’i japim mbështetjen dhe vëmendjen që meriton kjo bashki e cila edhe pse është e pesta përsa i takon numrit të banorëve është e anashkaluar dhe nënvleftësuar padrejtësisht.

Mbështetjen më të vendosur për kandidatin e përbashkët, z.Arjan Hoxha i cili na njohu me prioritetet e tij si Kryebashkiak i ardhshëm i Kamzës.

Grupi i këshilltarëve të Partisë të Lirisë do të jetë garant i llogaridhënies dhe transparencës.

Fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e jashtëzakonshme!

Falenderoj z.Faik Basha dhe të gjithë shtabin tonë për përkushtimin e tyre për fitoren e 14 Majit!”-shkruan Meta.