Vendosni fjalën kyçe....

’30 qershori referendum popullor, ndryshimi do vijë me largimin e Ramës dhe oligarkëve hajdutë’ – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe mbështetësit e PD-së në Peqin.

Në fjalën e tij para qytetarëve, kryedemokrati ka deklaruar se hajdutëria e kryeministrit Rama është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë dhe në krizë.

Ai theksoi se hadutëria e Ramës është përgjegjëse për kolapsin e shëndetësisë, arsimit dhe emigracionit gërryes.

Kreu i opozitës theksoi gjithashtu se 30 qershori ishte referendum popullor për ndryshim dhe ai do vijë përmes largimit të Ramës dhe bandës së oligarkëve hajdutë.

‘Hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë dhe në krizë!

Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90.

Sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë.

30 qershori u kthye në një referendum popullor për ndryshim dhe ky ndryshim do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve e hajdutëve.’ – shkruan Basha në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *