Vendosni fjalën kyçe....

Rama hedh video në “Instagram” i rrethuar nga gra: Me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ku shihet i rrethuar nga një grup i madh vajzash dhe grash nga Kosova, të cilat kanë mbërritur sot në Vlorë me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

 “Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë.”- shkruan Rama krahas videos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Paraditen e sotme, u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Më pas janë zhvilluar homazhe dhe krerët e shtetit dhe të qeverisë kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

Gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit, janë parashikuar të mbahen disa aktivitete të tjera. Më herët Rama shpalli edhe nisjen e punimeve në kantierin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.