Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjet kokainë dhe mijëra euro në banesë, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë


Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 29-vjeçar, i cili dyshohet për tregti të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet A.H, u gjet një sasi kokaine si dhe rreth 21 mijë Euro dhe rreth 273 mijë lekë në cash, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën ‘Dritan Hoxha’, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.”– njofton policia.