Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë shqiptar s’e ka më pronën e sigurt me ligjin e ri të investimeve, Rama ka falsifikuar e zhdukur çdo pronë”


Kreu i PD-së Berisha vërejti sot se pronat e shqiptarëve nuk janë më të sigurta për shkak të ligjit të ri të investimeve dhe kontrollit të kadastrës dixhitale.

Gjatë fjalës përpara dhjetëra mbështetësve të u mblodhën para kryeministrisë, kryedemokrati theksoi se kryeministri Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kanë falsifikuar çdo pronë dhe askush nuk ka më asnjë garanci.

“Ndaj dhe siç e dini nuk ka sot pronar që ka pronën e tij të sigurt sepse me ligjin e ri të investimeve dhe duart e zeza mbi kadastrën dixhitale kanë falsifikuar çdo pronë. Kanë transferuar çdo pronë. Kanë zhdukur çdo pronë. Nuk ka sot qytetar që ka gjë të sigurt në këtë vend. E thatë bukur, siguria e ilaçeve është zero. Shqipëria është importuesi i plehrave medikale të Evropës, ato që hyjnë në Shqipëri janë të gjitha ilaçe të skaduara me etiketa të ndërruara. Shqipëria është vendi i importimit të ushqimeve të skaduara, i sigurisë ushqimore zero. Mafia nuk ka shpirt. Mafia nuk ka parime. Mafia nuk ka atdhe, nuk ka komb, nuk ka fe. Ka vetëm paranë dhe krimin, krimn dhe paranë dhe ky është regjimi i Edi Ramës.

Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër? Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij. Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.” – mbylli Berisha fjalën e tij para dhjetëra mbështetësve.