Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë në Vlorë, gruaja 34-vjeçare hidhet nga Pallati bashkë me fëmijën 1-vjeç


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, ku një grua ka rënë nga lartësia e një pallati bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku dyshohet se nëna është vetëhedhur bashkë me fëmijën nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati që nuk banonte dhe të dy kanë ndërruar jetë.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen ‘Pavarësia 2’, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, tha se e dëgjoi kur gruaja me fëmijë u hodhën nga kati i 5-të. Ai tha se fëmija vdiq në vend, ndërsa gruaja kishe ende shenja jete.

“Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë.”- tha banori.

Gruaja mendohet se është vajza e një mjeku të njohur të urgjencës së Vlorës, të dalë në pension.