Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Korçë, plagoset i riu


Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë ku ka mbetur i plagosur një person.

I riu i plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *