Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 40 kg drogë në Kapshticë, ishin fshehur në shasinë e makinës


Policia ka kapur një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë.

Nga të dhënat bëhet me dije se mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar një procedure, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.

Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg, e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.

Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.

Pritet një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme. Droga është duke u peshur.