Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Berishës: Po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet e gënjeshtrat e tij


Kreu i PD-së, Basha, i ka quajtur trillime e gënjeshtra akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.

Kryedemokrati shkruan në Twitter se pas 9 shtatorit qëndrimet e Berishës nuk njohin kufi në atë që thotë vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.

Basha thekson se nuk do lejojë që PD e demokratët të kthehen në mish për top për interesat e Berishës.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.” – shkruan Basha.