Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian, njoftojnë mediat përtej Adriatikut.
Kampi i Gjadrit (lokali i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati) është dorëzuar të mërkurën për testim.
U ndërtua një qendër për trajtimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende).
Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.