Vendosni fjalën kyçe....

Makina del jashtë rrugës në Fier, plagoset pasagjerja e mitur


Një aksident ka ndodhur sot në Fier ku një automjet tip “Shevrolet’ ka dalë nga rruga, e si pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja 16-vjeçare.

Sikurse bëhet me dije nga Policia, e mitura është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin P. V., 46 vjeç, banues në Ballsh pasi duke drejtuar automjetin tip ‘Shevrolet’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.