Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e Astirit (Video)


Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e fundit të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.

Në videon e dërguar nga një qytetar duket tymi që del nga kati i fundit i pallatit.

Ndërkohë zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi

“Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”