Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu Fadil Kraja


Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare dramaturgu i njohur Fadil Kraja.

Ai lindi në Shkodër në vitin 1931. Pas shkollës së mesme në Shkodër, Kraja, i kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë.

Ai e nisi punën si mësues në zonën e Shkodrës e pedagog në Universitetin e Shkodrës.

Krijimtaria e Krajës përfshin poezi e prozë por pjesa dërrmuese e punës përfshin një numët të madh dramash, ndër të cilët përmenden ‘Fisheku në pajë’, ‘Baca i Gjetajve’, ‘Gjaku i Arbërit’, ‘Rozafa’ etj.