Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë 17 më të rrezikshmit e Fierit, mes tyre dhe një grua (FOTOT)


Pas publikimit të listës së 8 personave më të rrezikshëm të Vlorë, Policia e Shtetit ka bërë publike sot edhe listën për personat më të rrezikshëm të Fierit.

Kjo është një listë më e gjatë, me plot 17 persona të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një grua.

Personat që bëjnë pjesë në këtë listë, janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.

Policia bën thirrje gjithashtu që kushdo që ka informacione në lidhje me këta persona, të lajmërojë duke dhënë kontribut në sigurinë publike.

“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruan Policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *