Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon ndaj akuzave të Bashës: Foltorja i ka verbuar do ia tregoj të gjithë ushtarët me fakte


Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të Lulzim Bashës se ka përfshirë në “Foltore” eksponentë të krimit.

Berisha tha se Foltorja i ka verbuar dhe se ai po lufton me efikasitetin më të madh kundër krimit në Shqipëri në rajon apo edhe në Evropë pasi sipas tij Rama dhe Basha përbëjnë krimin më të madh në Shqipëri pasi kanë marrë peng pluralizmin politik.

Ai shtoi për Çim Peka Live se do i numërojë ushtarët e Bashës dhe Ramës një nga një.

“Nuk është e Bardhit, por është e peng Bashës dhe kreut të Meduzës. Pse janë kaq të verbuar? Sepse kjo është periudha në të cilën unë po luftoj me efikasitetin më të madh krimin në Shqipëri, rajon dhe Europë, pasi karteli Rama dhe peng Basha përbëjnë krimin më monstruoz të 30 viteve të fundit në Shqipëri. Marrjen peng të pluralizimit politik dhe shndërrimin e tij në fasadë. Pra, Foltorja po jep një përgjigje dërrmuese këtij karteli në krimin më makabër ndaj një kombi, ndaj një demokracie, ndaj një vendi. Po të jetë puna për ushtarët e tyre, ua numëroj një nga një, siç kam numëruar gjithmonë më shumë se kushdo tjetër, me fakte, me dokumente dhe natyrisht që radha e ushtarëve do vijë një ditë. Se unë jam i vetmi këtu nga politikanët që jam marrë me ta“, u shpreh Berisha.