Vendosni fjalën kyçe....

Nis greva te Fakulteti i Shkencave Sociale, studentë e pedagogë bëhen bashkë (FOTO/VIDEO)


Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale e kanë mbajtur fjalën. Ashtu sikurse kishin lajmëruar një ditë më parë, sot ata kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në oborrin e fakultetit duke iu bashkuar grevës së pedagogëve.

Sikurse shihet në fotot e mëposhtme, të cilat kanë mbërritur në redaksinë e “Hashtag.al”, studentë e pedagogë janë bërë bashkë.

Pedagogët e këtij fakulteti kanë lajmëruar që sot do të nisnin grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë një përgjigje ndaj kërkesave të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Ata u kanë bërë thirrje edhe pedagogëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen kësaj greve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *