Vendosni fjalën kyçe....

Policia maqedonase bastis shtëpinë e deputetit të VMRO-së, Jaulevski: Sot përfundon regjimi hibrid, s’na trembni dot


Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut ka bastisur shtëpinë e një deputeti të partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE.  

Lajmin e ka dhënë vetë deputeti Jovan Jaulevski, i cili është deputet i Strugës në parlament.

Ai shkruan se kjo gjë nuk e tremb aspak dhe se regjimi hibrid në fuqi do përfundojë shumë shpejt, shkruan INA.

“Nuk kemi frikë nga ju, sot do të përfundojë regjimi hibrid! Nga ora 5:30 deri në këtë moment Policia Financiare më ka bastisur shtëpinë dhe e ka kontrolluar!” – shkruan Jaulevski.