Vendosni fjalën kyçe....

Kënga ‘F*ck Joe Biden’ përhapet gjithandej, dëgjohet në një ndeshje UFC (Video)


Kënga ‘Fuck Joe Biden’ e cila fitoi popullaritet në stadiumet e futbollit në kolegjet duket se po përhapet edhe në sporte të tjera, pasi u dëgjua në ‘UFC 268’ në Madison Square Garden të Nju Jorkut këtë fundjavë.

Thirrja kundër presidentit të tanishëm të SHBA-së është raportuar në shumë ndeshje futbolli në kolegjet amerikane që nga fillimi i sezonit.

Ajo u dëgjua gjithashtu në Kupën Ryder në Wisconsin në fund të shtatorit, ndërsa një këngë alternative e ‘Let’s Go, Brandon!’ gjithashtu është adoptuar me shaka pasi një reportere e NBC Sports, Kelli Stavast, supozohet se i ka dëgjuar keq tekstet dhe mendoi se ato ishin një nderim për shoferin Brandon Brown pas fitores së tij në një garë NASCAR.

Presidenti i UFC-së, Dana White është një mbështetës i njohur i Donald Trump dhe madje e ftoi atë në një ndeshje në nëntor.