Vendosni fjalën kyçe....

Zaev s’e dorëzon dorëheqjen në Kuvend: S’do lejojmë që opozita të kapë e shkatërrojë vendin


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev ka komentuar zhvillimet e fundit në vend pas zgjedhjeve lokale të së dielës së shkuar. Sipas tij, opozita që kërkon të vijë me çdo kusht në pushtet kërkon ta çojë vendin mbrapa e t’i bëjë njerëzit të vuajnë.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.” – është shprehur Zaev, shkruan INA.

Zaev ka shtuar më tej se qytetarët nuk do lejojnë që Mickovcki, Apasiev e Gruevski të kapin e shkatërrojnë vendin.

“Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.” – ka përfunduar ai.