Vendosni fjalën kyçe....

Topi: Njerëzit e foltores s’kanë besim te Berisha por shpresojnë që të heqë Bashën


Ish-presidenti i PD-së, Bamir Topi, ka thënë mbrëmjen e sotme se njerëzit e foltores nuk kanë besim te Berisha po e shohin atë si një instrument për të larguar Bashën.

Ai theksoi se ata janë njerëz të mashtruar nga Lulzim Basha dhe shpresojnë që lëvizja e Bashës të hapë garën për kreun e PD-së për të sjellë një profil të ri.

“Çfarë të them, domethënë mbetem pa fjalë para këtij fakti. Nuk është se ata njerëz kanë besim te Berisha në koshiencën e tyre, ata e dinë se e ardhmja politike e Partisë Demokratike nuk është Berisha. Ata po luajnë me klimën e negativizmit që ndodh te njeriu. Janë njerëz që të paktën janë mashtruar njëherë nga Lulzim Basha, pra shohin te Basha profilin e një njeriu mashtrues i cili në një mënyrë publike ka demonstruar mungesë totale të sinqeritetit. Konstatojnë se kjo klimë funksionon edhe te struktura dhe njerëzit më të thjeshtë shohin te Berisha instrumentit për të hequr Bashën. Ky është programi minimum dhe ai maksimum është hapja e garës për të sjellë një profil të ri.” – tha Topi në MCN TV.