Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Basha ka një zyrë propagande në katin e tretë të PD-së, sulmon kundërshtarët e tij


Indrit Hoxha ka pohuar mbrëmjen e sotme se në PD ka një ‘ushtri’ propagande e ngjashme me një call center, që sipas tij, përdoret për të goditur e denigruar kundërshtarët e Lulzim Bashës.

Sipas Hoxhës, që është Sekretar për Burimet Njerëzore në FRPD, personat që janë pjesë e kësaj zyre, janë përdorur dendësisht gjatë fushatës elektorale duke sulmuar çdo person që kritikonte kreun e PD-së, Basha.

“Luli ka një call center te kati tretë i partisë. Shihte aty në internet, që thoshin Lulzim Basha kryeminsitër dhe i besonte. Harronte që ata lart te selia i shkruanin komentet.  Aty punonin njerëz me turne. Është kopje e shëmtuar e propagandës së Ramës dhe Veliajt. Kati i tretë është me çertifikatë sigurie në PD. Po flas për tjetër gjë, që unë dhe Glauk e dimë. Ka një zyrë që krijohet një lloj propagande, që krijohet ideja, që kush kritikon Bashën, e ka blerë Rama. Shihni profile fake pafund. Kjo bëhet nga kati i tretë i PD-së. Herë ishin 20-30, herë bëheshin 10 persona.” – deklaroi Hoxha mbrëmjen e sotme në MCN TV.