Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Laç, gjendet një mjet i djegur në Milot (Video)


 

Një mjet ‘Toyota’ është gjetur i djegur në Milot, jo shumë larg vendit ku mëngjesin e sotëm u qëllua për vdekje ish-oficeri i policisë Xhelal Reçi.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e atentatit. 61-vjeçari u qëllua për vdekje sapo zbriti nga mjeti i tij për të hapur biznesin në qendër të qytetit.

Një vit më parë, të birit, Besnik Reçi, iu bë një atentat në rrugën Shëngjin-Lezhë teksa udhëtonte me makinë bashkë me bashkëshorten e dy fëmijët e mitur.

Dy persona me motor ndoqën makinën dhe qëlluan tre plumba në drejtim të Besnit Reçit po nuk arritën ta vrasin. Që prej ngjarjes në gusht të vitit 2020, ai ka qëndruar i fshehur ndërsa i ati është përpjekur të zgjidhë çështjen për të cilin dyshohet se iu bë atentat të birit.

*Video Credit: Syri