Vendosni fjalën kyçe....

Parisi në flakë, “Jelekët e Verdhë” kërkojnë largimin e Macron (Foto+Video)


Policia franceze po përdor gaz lotsjellës dhe uji kundër protestuesve në Paris.

Deri më tani janë bërë mbi 180 arrestime dhe 80 vetë të plagosur në mes të një kaosi, të shkaktuar nga rritja e çmimit të karburantit dhe nga taksat më të larta.


Demostrata e 1 dhjetorit po mbahet me sloganin “në rrugë për dorëheqjen e Macron”. Ndërsa trazirat u shtuan, afër Champs-Elysees të mbuluar nga tymi.

Duke shtuar më shumë simbolizëm në tubim, një burrë është parë në gjunjë me krahë të shtrirë në të dyja anët përballë pikave kryesore të qytetit – Arc de Triomphe. Një tjetër protestues qëndron prapa tij, duke mbajtur dy flamuj francezë, ndërsa të dyja janë duke u përballur me një linjë të oficerëve në marshin e plotë të trazirave.

Më herët Presidenti Macron ka deklaruar se nuk do tërhiqet nga rritja e taksës për naftën, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e tensionit te qytetarët të cilë duket se kërkojnë të arrijnë qëllimin e tyre deri në fund.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *